Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MYZEQÁR,~E mb. Që lidhet me krahinën e Myzeqesë ose me myzeqarët, që është karakteristik për krahinën e Myzeqesë ose për myzeqarët, i Myzeqesë ose i myzeqarëve; që është krijuar nga myzeqarët. Shkrimtari myzeqar. Gratë (vajzat) myzeqare. Kërcyen një dyshe myzeqare. Fermerët myzeqarë korrin grurin. Ai kujtoi një thënie myzeqare. Takija konike e zbukuruar me “damarë” është tipike për Myzeqenë dhe njihet me emrin takije myzeqare.
MYZEQÁR,~E mb. Që lidhet me krahinën e Myzeqesë ose me myzeqarët, që është karakteristik për krahinën e Myzeqesë ose për myzeqarët, i Myzeqesë ose i myzeqarëve; që është krijuar ng…
Shfaq përkufizimin e plotë →MYZEQÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendi nga krahina e Myzeqesë ose ai që e ka prejardhjen nga kjo krahinë. Rreth sofrës janë ulur myzeqarë, çamë, kosovarë e lebër. Sulmuesi shënoi dy…
Shfaq përkufizimin e plotë →MYZEQÁRÇE ndajf., bised. Sipas mënyrës së myzeqarëve, ashtu si e bëjnë, si e mbajnë, si e luajnë, si e këndojnë etj. myzeqarët. Valle (këngë) myzeqarçe. Flet (këndon) myzeqarçe. Të…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë