Fjalori
MYZEQAR

MYZEQÁR,~E mb. lidhet me krahinën e Myzeqesë ose me myzeqarët, që është karakteristik për krahinën e Myzeqesë ose për myzeqarët, i Myzeqesë ose i myzeqarëve; që është krijuar nga myzeqarët. Shkrimtari myzeqar. Gratë (vajzat) myzeqare. Kërcyen një dyshe myzeqare. Fermerët myzeqarë korrin grurin. Ai kujtoi një thënie myzeqare. Takija konike e zbukuruar me “damarëështë tipike për Myzeqenë dhe njihet me emrin takije myzeqare.

MYZEQAR


Rezultate të ngjashme

MYZEQÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendi nga krahina e Myzeqesë ose ajo që e ka prejardhjen nga kjo krahinë. Myzeqarja dashuroi një djalë kosovar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MYZEQÁRÇE ndajf., bised. Sipas mënyrës së myzeqarëve, ashtu si e bëjnë, si e mbajnë, si e luajnë, si e këndojnë etj. myzeqarët. Valle (këngë) myzeqarçe. Flet (këndon) myzeqarçe. Të…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.