Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MYSLIMÁN,~E mb., fet. Që ka të bëjë me myslimanizmin ose me myslimanët, që i përket myslimanizmit, i myslimanizmit ose i myslimanëve. Feja myslimane. Komuniteti mysliman. Popullsia myslimane. Fshatrat myslimane. Bota myslimane.
MYSLIMÁN,~E mb., fet. Që ka të bëjë me myslimanizmin ose me myslimanët, që i përket myslimanizmit, i myslimanizmit ose i myslimanëve. Feja myslimane. Komuniteti mysliman. Popullsia…
Shfaq përkufizimin e plotë →MYSLIMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që beson në fenë islame, besimtar i fesë myslimane, ndjekës i myslimanizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MYSLIMANIZÍM,~I m. Kthim në fenë ose në kulturën myslimane. Myslimanizimi i vendit. Procesi i myslimanizimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MYSLIMANIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem mysliman në fe ose në kulturë, kthehem në mysliman. Një pjesë e popullsisë u myslimanizua.
Shfaq përkufizimin e plotë →MYSLIMANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj mysliman në fe ose në kulturë, e kthej në mysliman. Ali Pasha i myslimanizoi fshatrat e Jugut.
Shfaq përkufizimin e plotë →MYSLIMANIZÚAR (i, e) mb. Që është myslimanizuar. Banorë të myslimanizuar. Një grup i myslimanizuar. Emër i myslimanizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MYSLIMANÍZ/ËM,~MI m. 1. Fe që beson vetëm në një Zot të cilit i nënshtrohet plotësisht, pranon se Muhamedi është profeti i tij dhe predikon duke u mbështetur te Kurani, islamizmi. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë