Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►MYNXYRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. 1. Pësoj një fatkeqësi të madhe, më bie një mynxyrë; më nxihet jeta.2. Nxihem në fytyrë, irnohem (nga inati, nga zemërimi etj.). I qe…
Shfaq përkufizimin e plotë →MYNXYRÓSJ/E,~A f. Veprimi dhe gjendja kur mynxyros dikë a diçka ose kur mynxyrosem. Bojë për mynxyrosje të fasadave.
Shfaq përkufizimin e plotë →MYNXYRÓSUR (i, e) mb., bised. Që ka pësuar fatkeqësi të mëdha, që i ka rënë mynxyra, që i është nxirë jeta, që ka pasur halle të mëdha, fatkeq. Jetë e mynxyrosur. Ishte kohë (ditë)…
Shfaq përkufizimin e plotë →MYNXYRÓSËS,~E mb. Që ndjell fatkeqësi shumë të madhe, që sjell mynxyrë. Këngë mynxyrosëse. Shikime mynxyrosëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →MYNXYRÓR,~E mb. Që ka brenda mynxyrën, që sjell mynxyrën, mynxyrosës. Bast mynxyror. Dufi mynxyror i analistit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MYNXÝRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që të sjell mynxyrë; i kobshëm, gjëmëmadh. Një shkrim i mynxyrshëm në gazetë. Skandal i mynxyrshëm. Fat i mynxyrshëm. Parandjenjë e mynxyrshme. Pasojë …
Shfaq përkufizimin e plotë →MYNXÝRSHËM ndajf. Në mënyrë të mynxyrshme; kobshëm. Trajtoheshin mynxyrshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MYNXÝRTË (i, e) mb. Që sjell mynxyrë; që ndjell mynxyrë. Fjalë të mynxyrta.
Shfaq përkufizimin e plotë →MYNXÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fatkeqësi shumë e madhe. Kishte ndodhur një mynxyrë e madhe. I pllakosi (u ra) një mynxyrë. I gjeti një mynxyrë. Ishte një shenjë që paralajmëronte my…
Shfaq përkufizimin e plotë →MYNXYRËMÁDH,~E mb., bised. 1. Që i ka rënë një mynxyrë e madhe, që ka hequr e ka duruar shumë mynxyra, shumë fatkeq. Shtëpi mynxyrëmadhe.2. mallk. Që i rëntë mynxyra!3. Që të shkak…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë