Fjalori
MYK

MÝK vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëjzërë myk diçka; lë të zërë myk. E myku bukën (duhanin) lagështira.
2. fig., kryes. v. III E bën dikëhumbë gjallërinë e të plogështohet, e lë prapa (në mendime, në mënyrën e jetesës e të sjelljes etj.); pengon zhvillimin e mëtejshëm; ndryshk. Dembelia (plogështia) të myk.

MYK

MYK,~U m. sh. MÝQE,~T 1. bot. Shtresë a grumbull kërpudhash mikroskopike ose mikroorganizmash të dëmshme, të përbëra nga fije shumëholla e të gërshetuara ndërmjet tyre, që riprodhohen e përhapen me anësporeve dheshfaqen si push ose si njolla mbi organizmat, në drurë, mbi sendendryshme etj., zakonisht në një mjediserrët, të ngrohtë e me lagështi; sëmundje kërpudhore e tillë që u bie zakonisht bimëve a pemëve. Myk i zi (i bardhë, i gjelbër, i hirtë, i kaltër). Myku i bukës. Myku i gështenjave (i rrushit, i agrumeve, i mollës, i duhanit). Bie erë myk. Ka zënë myk tenxherja me gjellë. U prek nga myku. U mbulua me myk.
2. fig. Mendim i vjetër që e pengon njeriunecë përpara; diçka e vjetruarbëhet pengese për zhvillimin e mëtejshëmshoqërisë, që nuk është me kohën a me të renë; ndryshk. Myku i së vjetrës. Myku i prapambetjes. Zhduk mykun.
Bie (mban) erë myk. 1. (dikush). Ka mendimeprapambetura e të dëmshme. 2. (diku). Është një gjendje e tillëtregon se punët kanë mbeturvend, ka amullimadhe. Nxjerr myk nga goja (dikush) flet shumë keq, shan me fjalëndyra e shpif; shfryn me shpirtligësi, s’lë gjë pa thënë nga urrejtja për të tjerët; nxjerr lerë nga goja; vjell helm (vrer). Ka zënë myk (dikush) nuk ka lëvizur prej shumë kohësh nga vendi; është mbyllur diku e nuk del; nuk ka lëvizur dhe është mpirë; ka zënë ndryshk. I kanë zënë trutë myk (dikujt) shihi kanë zënë trutë ndryshk1 (dikujt).


Rezultate të ngjashme

►MÝK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Mbulohet me myk diçka, zë myk, i ka hyrë myku. U myk buka. Kafja mund të myket. U mykën pemët.2. fig. Rri gjatë diku pa lëvizur, p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÝKJ/E,~A f. Veprimi kur myk a kur mykem. Mykja e duhanit (e miellit, e gjellës). Teknikë që nuk lejon mykjen e bukës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÝKLA,~T f. vet. sh. Bykëlina, bykrat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MYKÓR,~E mb. Që ka trajtën e mykut, që është mykur. Kërpudha mykore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MYKTH,~I m., mjek. Sëmundje e gojës së fëmijëve të vegjël e të foshnjave, që shfaqet në fillim me pika të bardha, të cilat më vonë formojnë një shtresë në tërë cipën e gojës, të gj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÝKUR (i, e) mb. 1. Që ka zënë myk, që është mykur. Bukë e mykur. Farë e mykur. Ushqime (pemë) të mykura.2. fig. Që ka mbetur në një vend për një kohë të gjatë pa lëvizur, pa punua…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÝK/Ë,~A f. Pjesa e trashë e një mjeti prerës në të kundërtën e tehut, ana që nuk pret; pjesa e prapme e sqeparit, e sëpatës etj., e trashë dhe e sheshtë, me të cilën ngulim gozhdë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÝK/ËL,~LA f. Ana e kundërt e tehut të sëpatës, mykë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÝK/ËT (i, e) mb. I mykur. Era e thartë e gjësë së mykët. Një rrotull buke e mykët. Sipas mendësisë së vet të mykët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÝKËZ,~AI f., bot. 1. Myku që zënë disa lloje bimësh e pemësh (si hardhitë, drithërat, qepët etj.)2. Sëmundje si myku që u bie këtyre bimëve e pemëve; hithi i hardhive. U hyri mykë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.