Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUZGËTÍR/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Gjysmerrësirë e mëngjesit ose e mbrëmjes, muzg, mugëtirë. Është muzgëtirë. Vjen muzgëtira e mbrëmjes. Zbriti muzgëtira. Nuk shihje dot në atë muzgëtirë.
2. Hapësirë e mbuluar nga gjysmerrësira, vend i muzgët. Yjet përkëdhelin muzgëtirat.
3. fig. Gjendje kur nuk e kuptojmë mirë diçka, mungesë qartësie. Njeriu mundohet në muzgëtirën e jetës.
✱Sin.: muzg, mugëtirë.
MÚZGËT (i, e) mb. 1. Që vjen si i zi, i errët, i zeshkët.2. I vrenjtur, i errët, i vranët (për motin, për qiellin etj.). Kohë e muzgët. Qiell i muzgët. Ecte nëpër pyllin e muzgët.3…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚZGËT ndajf. Vranshëm, zymtë. Qëndronte muzgët mbi stol. I sheh gjërat muzgët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë