Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUTÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mbulesë zakonisht prej leshit të dhisë, plaf, poste; shkorsë. Mbuluar fund e krye me mutaf. Shtroi mutafin.
2. Mbulesë zakonisht prej leshit të dhisë, që hidhet sipër vitheve të kalit, përkavë; cohë që vihet nën shalën e kalit. Mutaf i trashë. Mutaf kadifeje. Ai po priste pranë kuajve të mbuluar me mutafë. Kali i mirë njihet nën mutaf. (fj. u.) njeriu njihet në punë e sipër, njeriu duhet çmuar nga puna që bën.
✱Sin.: mbulesë, plaf, përkavë, poste, shkorsë, cergë, vithanike, paravithe.
MUTACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. biol. Ndryshim i menjëhershëm dhe i papritur në strukturën gjenetike (të kromozomeve a të gjeneve) të një organizmi (të një njeriu, të një kafshe, të …
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTAGJÉN,~E mb. Që lidhet me një faktor ose agjent që shkakton mutacione, që është karakteristik për një mutagjen, i mutagjenit. Agjent mutagjen. Substanca mutagjene. Faktorë muta…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTAGJÉN,~I m. sh. ~E, ~ET Faktor ose agjent (një kimikat, rrezet ultravjollcë, rrezet radioaktive, energjia bërthamore etj.) që shkakton mutacion, pra ndryshim në ADN-në e një qe…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTÁNT,~E mb. Që del ose që vjen si rezultat i mutacionit gjenetik. Minj mutantë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Organizëm, qelizë, virus apo gjen që rrjedh nga mutacioni me ndryshimin brenda një gjeni, qelizë a individ që ka pësuar ndryshime për shkak të mutacioneve…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë