Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUTACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. biol. Ndryshim i menjëhershëm dhe i papritur në strukturën gjenetike (të kromozomeve a të gjeneve) të një organizmi (të një njeriu, të një kafshe, të një bime, të një virusi etj.) që e bën atë ndryshe nga organizmat e tjerë të të njëjtit lloj. Mutacion gjenetik ndryshim i përhershëm që ndodh në materialit gjenetik (ADN) të një qelize, si shkak i gabimeve të kopjimit të tij gjatë ndarjes qelizore ose nga ekspozimi ndaj rrezatimit, kimikateve a viruseve. Mutacion artificial mutacion i shkaktuar nga faktorë të diktuar nga njeriu (p.sh., nga përdorimi i lëndëve kimike, i rrezatimit jonizues, i rrezatimit ultraviolet etj.). Mutacion natyror mutacion i shkaktuar nga faktorë natyrorë (p.sh., temperatura, rrezatimi etj.). Mutacion pikësor mutacion që ndodh brenda një gjeni në një nukleotid. Mutacion spontan transmutacion. Mutacion i vetvetishëm ndryshim gjenetik në ADN që ndodh në mungesë të mutagjenëve. Ritëm mutacionesh përqindja e mutacioneve që ndodhin në varësi të faktorëve që sjellin ndryshime.
2. Ndryshim në formë a në cilësi. Pa dashje, emrin Armir dikush e bëri Ajmir dhe mutacioni u pranua. Partia kishte pësuar mutacione.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë