Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUT,~I m. sh. ~RA, ~RAT bised. 1. Mbetjet e ushqimit që njeriu i nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, nevoja e madhe, jashtëqitjet, të pëgërat.
2. shar. Njeri i keq, i poshtër, i ndyrë.
♦ I *biri i mutit bised. përçm. vulg. Mbulon mutin me shurrë (dikush) keq. vulg. përpiqet të mbulojë një faj, një gabim a një të keqe tjetër të madhe me diçka që s’e mbulon dot, do që ta zbutë të keqen me një mënyrë të dobët. *Punë muti vulg.
MUTÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mbulesë zakonisht prej leshit të dhisë, plaf, poste; shkorsë. Mbuluar fund e krye me mutaf. Shtroi mutafin.2. Mbulesë zakonisht prej leshit të dhisë, që …
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTÁNT,~E mb. Që del ose që vjen si rezultat i mutacionit gjenetik. Minj mutantë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Organizëm, qelizë, virus apo gjen që rrjedh nga mutacioni me ndryshimin brenda një gjeni, qelizë a individ që ka pësuar ndryshime për shkak të mutacioneve…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTERÍ,~TË f. sh., shar. Gjëra të këqija pa vlerë e pa dobi. Muteri ndërtimesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTFÁK,~U m. 1. Dhoma e zjarrit ku rrinë më të mëdhenjtë në moshë.2. Vatër e hapur në një cep të dhomës, ku ndizet zjarri në shtëpi tradicionale në fshat.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Tundësi i qumështit, dybek.✱Sin.: mëti, pëti, shkërdhec.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTÍZ/ËM,~I m., mjek., psikol. Zhdukje e aftësisë së të folurit te një fëmijë a një i rritur që e ka pasur të zhvilluar këtë aftësi. Sëmundja e mutizmit. Mutizëm selektiv. Trajtim…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTÓN,~I m. sh. ~E, ~ET Pjesa ose njësia më e vogël e ADN-së ku mund të ndodhë një mutacion, njësia më e vogël e trashëgimisë që shkakton mutacion kur ndryshohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTÚC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tundës, dybek.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUTËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Punë shumë e ndyrë, ndyrësi, fëlliqësi, poshtërsi. Mënyra sesi flet tregon frikën që ndien nga kjo mutësi që bëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë