Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUSTAQEBÁRDHË mb. m. 1. Që i janë thinjur mustaqet; me mustaqe të bardha. Plaku ishte flokëbardhë e mustaqebardhë. U ul në sofrën e pleqve mustaqebardhë. Maçoku (lepuri) mustaqebardhë. Ishte kokëthinjur e mustaqebardhë.
2. si em. m. Ai që i ka mustaqet të bardha.
MUSTÁQ/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET 1. Tufë qimesh të gjata mbi buzën e sipërme të burrit. Mustaqe të gjata (të mëdha, të holla, të dendura). Mustaqe të zeza (të verdha, të thinjura…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSTAQEBRÍ mb. m. Që i ka mustaqe të drejta anash, që i ka mustaqet si bri.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSTAQECÚB mb. m. Që i ka prerë mustaqet dhe ka lënë vetëm pjesën nën hundë, që i ka mustaqet si cub.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSTAQELÍ mb. m. Që mban mustaqe (për një djalë ose burrë). Burrë mustaqeli.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSTAQELÍ,~U m. sh. ~NJ,~NJTË Ai që mban mustaqe (për një djalë ose burrë). Mustaqeliu që udhëhiqte turmën. Tregtarë mustaqelinj.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSTAQEMÍ mb. m. mospërf. Që i ka mustaqet të rralla, me mustaqe si të miut.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSTAQÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Buzaku.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSTAQEZÍ mb. m. Që i ka mustaqet të zeza. Ky ishte një burrë mustaqezi pa kapelë. Trishtili mustaqezi.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSTAQEZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Burrë që i ka mustaqet të zeza.2. bot. Lloj gruri me hala të zeza.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSTÁQKA,~T vet. sh. Mustaqe të holla e të paformuara mirë. Djalë i ri me mustaqka të holla. Edhe kish një palë mustaqka!
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë