Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUSTÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mustaqe. Burrë me mustakë. Plaku hante bishtin e mustakut me dhëmbë. Lëpinte mustakët maçoku.
2. zool. (lat. Barbus barbus, Cyprinus barbatus). Lloj krapi me trup të madh, me nofullën e sipërme të dalë, me buzë të trasha e me tentakula si mustaqe që dalin nga nofullat; mustafëz, mirengë, mëllugj.
MUSTAKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Gaidropsarus mediterraneus) Peshk me trup të vogël gjatosh, me lara ngjyrë kafe, i ngjashëm me ngjalën; motelja mesdhetare.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSTAKÓÇ mb. m. 1. Që ka mustaqe të trasha e të dendura, mustaqemadh. Burrë mustakoç.2. si em. m. Ai që ka mustaqe të trasha e të dendura. Iu afrua një mustakoç.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë