Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUSKULÓR,~E mb. 1. Që lidhet me muskujt, i muskulit a i muskujve; që është prej muskujsh; që prodhohet a që fitohet me anë të muskujve. Ka dhimbje muskulore. Forcë muskulore. Ind muskulor. Shtresë e hollë muskulore. Sistemi muskulor. Fije muskulore. Spazmë muskulore.
2. Që ka muskuj të fuqishëm, me muskuj të zhvilluar, muskuloz. Vinte i bëshëm dhe muskulor. Me trup muskulor. Me krahë muskulore. Me këmbë muskulore.
MÚSKU/L,~LI m. sh. ~J, ~JT 1. Ind i përbërë prej fibrash që janë të afta të mblidhen dhe të lëshohen për të vënë në lëvizje a për të ruajtur të njëjtin pozicion një gjymtyre ose të…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSKULÁR,~E mb. Muskulor. Fuqia muskulare. Sistemi muskular. Qelizat muskulare.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSKULATÚR/Ë,~A f. Tërësia e muskujve në trupin e njeriut a të kafshëve ose në një organ të tij. Muskulaturë e zhvilluar. Muskulatura e trupit (e këmbëve, e krahëve, e barkut, e ze…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚSKULÍM,~I m. 1. Proces gjatë të cilit trupi ose një pjesë e tij bëhet me muskuj apo i rritet masa muskulore që ka. Instruktori e futi notarin në një regjim muskulimi.2. Krijimi …
Shfaq përkufizimin e plotë →►MUSKUL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem me muskuj; më rritet masa muskulare e trupit ose e një pjese të tij. Po muskulohet në palestër.2. pës. e MUSKULÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSKUL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj me muskuj trupin ose një pjesë të tij duke bërë ushtrime fizike të posaçme; rrit masën muskulore të trupit a të një pjese të tij me anë të st…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSKULÓZ,~E mb. Që ka muskuj të zhvilluar mirë dhe të fortë, muskulor. Burrë muskuloz. Ka trup të lidhur muskuloz. Krahë muskulozë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSKULOZITÉT,~I m. Të pasurit muskuj të fortë dhe të formuar mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSKULÚAR (i, e) mb. Që ka krijuar muskuj në trup a në një pjesë të tij me anë të ushtrimeve të përcaktuara fizike; që ka rritur masën muskulore të trupit a të një pjese të tij me…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë