Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÚSKU/L,~LI m. sh. ~J, ~JT 1. Ind i përbërë prej fibrash që janë të afta të mblidhen dhe të lëshohen për të vënë në lëvizje a për të ruajtur të njëjtin pozicion një gjymtyre ose të të gjithë trupit të njeriut dhe të kafshës. Muskuj të fortë (të fuqishëm). Muskujt e këmbës (e kofshëve, e krahëve). Tkurrja (tendosja) e muskujve. Zhvillon (forcon) muskujt. I lëviznin muskujt e fytyrës. Më dhembin muskujt.
2. Organ i përbërë prej indesh me fibra të veçanta që tkurren në mënyrë ritmike për të vënë në punë një pjesë të trupit të njeriut ose të kafshës. Zemra është një muskul që pompon gjakun në trup. Diafragma është muskuli më i rëndësishëm i frymëmarrjes.
MUSKULÁR,~E mb. Muskulor. Fuqia muskulare. Sistemi muskular. Qelizat muskulare.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSKULATÚR/Ë,~A f. Tërësia e muskujve në trupin e njeriut a të kafshëve ose në një organ të tij. Muskulaturë e zhvilluar. Muskulatura e trupit (e këmbëve, e krahëve, e barkut, e ze…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚSKULÍM,~I m. 1. Proces gjatë të cilit trupi ose një pjesë e tij bëhet me muskuj apo i rritet masa muskulore që ka. Instruktori e futi notarin në një regjim muskulimi.2. Krijimi …
Shfaq përkufizimin e plotë →►MUSKUL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem me muskuj; më rritet masa muskulare e trupit ose e një pjese të tij. Po muskulohet në palestër.2. pës. e MUSKULÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSKUL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj me muskuj trupin ose një pjesë të tij duke bërë ushtrime fizike të posaçme; rrit masën muskulore të trupit a të një pjese të tij me anë të st…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSKULÓR,~E mb. 1. Që lidhet me muskujt, i muskulit a i muskujve; që është prej muskujsh; që prodhohet a që fitohet me anë të muskujve. Ka dhimbje muskulore. Forcë muskulore. Ind m…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSKULÓZ,~E mb. Që ka muskuj të zhvilluar mirë dhe të fortë, muskulor. Burrë muskuloz. Ka trup të lidhur muskuloz. Krahë muskulozë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSKULOZITÉT,~I m. Të pasurit muskuj të fortë dhe të formuar mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSKULÚAR (i, e) mb. Që ka krijuar muskuj në trup a në një pjesë të tij me anë të ushtrimeve të përcaktuara fizike; që ka rritur masën muskulore të trupit a të një pjese të tij me…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë