Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUSHKËRÓR,~E mb., anat. 1. Që ka të bëjë me mushkëritë, që u përket mushkërive, i mushkërive. Indi mushkëror. Arteri mushkëror. Një funksion më i mirë mushkëror. Sëmundje mushkërore. Pema mushkërore rrugët e frymëmarrjes në traktin e poshtëm, pema e frymëmarrjes.
2. Që bëhet nëpërmjet mushkërive. Qarkullim mushkëror i gjakut qarkullimi i vogël i gjakut.
MÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kafshë njëthundrake, me trup në ngjyrë të murrme ose të përhime, me bishtin e veshët si të gomarit, që del nga kryqëzimi i pelës me gomarin ose shumë r…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSHKËLL/ÉHET jovep., ~ÝE (u), ~ÝER vetv. Merr një ngjyrë të murrme në të kuqe si të mjaltit, bëhet si i kuqërremtë (zakonisht për pemët kur fillojnë të piqen); kuqërriset.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSHKËLLÝER (i, e) mb. 1. Që është me ngjyrë të murrme në të kuqe, që vjen si i kuqërremtë në ngjyrë të mjaltit. Kumbulla të mushkëllyera. Me qime të mushkëllyera.2. I zeshkët.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚSHK/ËM (i), ~ME (e) mb. I mushkër.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚSHKËR (i, e) mb. Që e ka qimen në ngjyrë të murrme, që vjen në ngjyrë të mushkës, i përhimë, mushkash. Dhi e mushkër. Cjap i mushkër.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSHKËRÍ,~A f. kryes. sh. ~, ~TË anat. 1. Secila nga dy pjesët si sfungjer të organit kryesor të frymëmarrjes që gjendet në zgavrën e kraharorit të njerëzve e të kafshëve kurrizore…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSHKËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA, ~ÚAR vetv. Nxihem nga të ftohtët.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚSHKËRT (i, e) mb. I mushkër.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUSHKËRÚAR (i, e) mb. Që është nxirë nga të ftohtët, që mushkërohet a që është mushkëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚSHKËT (i, e) mb. I hirtë, i përhimët, i mushkër, mushkash.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë