Fjalori
MUSHKËRI

MUSHKËRÍ,~A f. kryes. sh. ~, ~TË anat. 1. Secila nga dy pjesët si sfungjerorganit kryesorfrymëmarrjesgjendet në zgavrën e kraharoritnjerëzve e të kafshëve kurrizore dhe që së bashku me zemrën punojnë për të hequr dioksidin e karbonit e për të siguruar oksigjengjak; bised. mëlçia e bardhë. Mushkëriforta (të shëndetshme, të dobëta, të sëmura). Ana e djathtë (e majtë) e mushkërisë. Vuan nga mushkëritë. Iu shëruan mushkëritë. Mori frymë me tërë (me gjithë) mushkëritë mori frymë thellë, u mbush mirë me frymë. I ndenjtë (iu ngultë) thikamushkëri! (mallk.).
2. Organ i ngjashëm te disa jovertebrorë, duke përfshirë merimangat dhe kërmijtë e tokës.
hëngri mushkëritë (*mëlçinë) (dikush). Sa i hanë mushkëritë fort, shumë, me gjithë zërin, sa ka fuqi; sa i ha fyti; sa i ha gurmazi; me sa ka në kokë; në kupëqiellit. Ndan *thërijën e të merr mushkërinë (dikush) përçm.


Rezultate të ngjashme

MÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kafshë njëthundrake, me trup në ngjyrë të murrme ose të përhime, me bishtin e veshët si të gomarit, që del nga kryqëzimi i pelës me gomarin ose shumë r…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MUSHKËLLÝER (i, e) mb. 1. Që është me ngjyrë të murrme në të kuqe, që vjen si i kuqërremtë në ngjyrë të mjaltit. Kumbulla të mushkëllyera. Me qime të mushkëllyera.2. I zeshkët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÚSHK/ËM (i), ~ME (e) mb. I mushkër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÚSHKËR (i, e) mb. Që e ka qimen në ngjyrë të murrme, që vjen në ngjyrë të mushkës, i përhimë, mushkash. Dhi e mushkër. Cjap i mushkër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MUSHKËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA, ~ÚAR vetv. Nxihem nga të ftohtët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MUSHKËRÓR,~E mb., anat. 1. Që ka të bëjë me mushkëritë, që u përket mushkërive, i mushkërive. Indi mushkëror. Arteri mushkëror. Një funksion më i mirë mushkëror. Sëmundje mushkëror…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MUSHKËRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Grup molusqesh që përfshin shumicën e kërmijve të tokës dhe të ujërave të ëmbla, të cilët kanë një zgavër të modifikuar të mantelit që vepron si …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÚSHKËRT (i, e) mb. I mushkër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MUSHKËRÚAR (i, e) mb. Që është nxirë nga të ftohtët, që mushkërohet a që është mushkëruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÚSHKËT (i, e) mb. I hirtë, i përhimët, i mushkër, mushkash.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.