Fjalori
MUSHAMA

MUSHAMÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Pëlhurë e lyernjërën anë ose në të dyja anët me lëndëposaçme (me dyllë, me kauçuk etj.) që të mos përshkohet nga uji etj. Mushama tryeze. Çadër (mbulesë) prej mushamaje. Mbuloj strehën e drurit me mushama. Hap (shtroj) mushamanë në tavolinë.
2. Petk i sipërm, i qepur si pardesy a si mantel, që bëhet nga një pëlhurë e tillë e që vishet zakonisht kur bie shi. Mushama e hollë (e zezë). Mushama shiu. Mushama për fëmijë (për gra, për burra). Veshur me mushama. Vuri (hodhi) mushamanë. U afrua një njeri i mbuluar me një mushama ushtarake. Është florimushama është shumë i mirë, shumë i pastër e pa asnjë njollë; është njeri me shumë vlerë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.