Fjalori
MURRO

MÚRRO,~JA m. sh. ~, ~T Qen ose ka i murrmë. Murroja ishte një qen shumë i zgjuar.


Rezultate të ngjashme

MURR,~I m. Sëmundje që prek rrushin dhe ia rrallon mjaft kokrrat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MURRÁ,~JA f. Erë e ftohtë dhe e thatë që fryn në dimër, veriu, murrlani.Sin.: veriu, murrlani.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MURRÁK,~E mb. 1. Që vjen si i zi, i murrmë, i zeshkët a në ngjyrë gështenje (për sende etj.) Anije murrake. Shkrep murrak. Korja murrake e bukës. Me fytyrë murrake. Gjahtari murrak…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MURRÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT Harabel. Cicërojnë murrakët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MURRÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Kafshë që i ka qimet në ngjyrë të murrme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MURRÁK,~UIII m. sh. ~Ë, ~ËT Fik i zi që piqet nga mesi i gushtit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MURRÁN,~E mb. Që ka ngjyrë të murrme, i murrmë, murrash. Cjap murran.Sin.: i murrmë, murrak, murrash, murgjin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MURRÁN,~I m. Murrlan. Fryn me tërbim murrani. I ka fryrë murrani në qese (fig.) ka mbetur pa asnjë lek në xhep, ka mbetur trokë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MURRÍZ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Crataegus monogyna) Shkurre e egër me shumë degë e me gjemba, me gjethe të vogla me majë të mprehtë dhe me lule të bardha, që bën kokrra të k…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÚRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lopë e a dhi e murrme. Viçi i murrës. Lidhi (moli) murrën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.