Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MURÓSUR (i, e) mb. 1. I mbyllur, i rrethuar a i ndarë me mur, i zënë me mur. Dritare (derë) e murosur.
2. Që është mbyllur diku i gjallë me mur dhe është lënë të vdesë (si dënim).
3. etnogr. Që është bërë fli në themelet e mureve të një shtëpie, të një kështjelle, të një ure etj., që është murosur. Gruaja e murosur në kalanë e Rozafës.
MURÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I bëj murin diçkaje; e rrethoj a e ndaj diçka me mur; e mbyll a e zë diçka me mur. Muros dritaren (derën).
2. vjet. E mbyll dikë të gjallë me mur dhe e lë të vdesë (si dënim).
3. etnogr. E bëj fli dikë në themelet e mureve të një shtëpie, të një kështjelle, të një ure etj., me qëllim që kjo, sipas besëtytnive, të bëhet e fortë e të mos rrëzohet. I kishin murosur burrin (gruan, djalin). E murosën të gjallë. E murosën në themele.
4. edhe fig. E mbyll njëherë e përgjithmonë; e mbaj të mbyllur brenda e nuk e lë të dalë. U murosi derën. E murosi për jetë në kullë.
5. fig. E ngul, e bëj të zërë vend njëherë e përgjithmonë në mendje a në zemër, e ruaj përgjithnjë në mendje a në zemër; e mbaj të paprekur a të pandryshuar. E murosi në zemër. Përpiqej të muroste fytyrën e tij në mendje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë