Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MURMURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur murmuroj.
2. Murmuritje, pëshpëritje. Murmurim zërash.
MURMURÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurma e zërave të njerëzve që flasin nëpër dhëmbë ose me zë të ulët, murmuritje; pëshpëritje. Një murmurimë u përhap gjithandej. Murmurimë e lehtë …
Shfaq përkufizimin e plotë →MURMURÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Murmurit. murmuroj. Turma murmurinte. Murmurin me vete. Era vazhdonte të murmurinte.
Shfaq përkufizimin e plotë →MURMURÍT (MURMURÍS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. Flas nëpër dhëmbë e me zë të ulët, them diçka mbyturazi; bisedoj me dikë me zë shumë të ulët; pëshpërit. Murmuriti ca fjalë (një lutje, …
Shfaq përkufizimin e plotë →MURMURÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur murmurit.2. Zhurma e zërave të njerëzve që flasin nëpër dhëmbë ose me zë të ulët, murmurimë; pëshpëritje. Dëgjova një murmuritje të leh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MURMURÍTËS,~E mb. Që murmurit, nënëritës. Zëri i tij ishte murmuritës. Gurgullimë murmuritëse. Muzikë murmuritëse.✱Sin.: mërmëritës, nënëritës, shushuritës, fëshfëritës, gurgullues…
Shfaq përkufizimin e plotë →MURMURÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që murmurit, nënëritës. Murmuritësit e pakënaqur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MURMURÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që murmurit, nënëritëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →MURMUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Murmurit. Murmuronte me buzë (nën zë, kundër dikujt). Sa rri e murmuron, pse s’ia thua?2. vet. v. III Bën një zhurmë të lehtë e të njëtrajtshme…
Shfaq përkufizimin e plotë →MURMURÚES,~E mb. Që murmuron; që i ngjet një murmuritjeje. Zëra murmurues. Zhurmë murmuruese.✱Sin.: nënërues, shushurues, fëshfërues, mërmërues, gurgullues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë