Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÚRG/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. fet. Murgeshë. U bë murgë. Murgë bregu (fig.) grua e zgjuar, e gjallë dhe e zonja.
2. bised. Vajzë a grua që ka mbetur e shkretë, e vetme, pa njeri; vajzë a grua e mjerë, që bën një jetë të rëndë. Murga e shkretë (e mjerë). Ç’e gjeti, murgën! Hoqi të zitë e ullirit, murga! Rrinte si murga në linjë rrinte pa folur asnjë fjalë, rrinte e heshtur dhe e shushatur.
MUR/G,~GUI m. sh. ~GJ, ~GJIT dhe ~GË, ~GËT 1. fet. Anëtar i një urdhri fetar, që rri në një manastir e bën një jetë prej asketi. Murg katolik (budist). Urdhër murgjish. Jetonte si murg. Murgj që i luteshin perëndisë së tyre. Librat kopjoheshin nga murgjit.
2. fig. Njeri i vetmuar që bën një jetë të mbyllur; njeri i shkëputur nga jeta e gjallë. Murgu i natës (mit.) plak shpirtkeq që besohej se jetonte duke bredhur natën për të dënuar njerëzit, për të bërë dëme etj.
3. fig., bised. (zakon. përpara emrit) I mjerë, i shkretë, i zi. Murgu baba! Murgu lak! Murgu ai! E pësoi murgu djalë!
MUR/G,~GUII m. sh. ~GJ, ~GJIT zool. Murgëz.
MÚRGËS,~I m. sh. ~, ~IT Ulli kokërrgjatë që nxjerr pak vaj e shumë fundërrinë. Murgësi bën më shumë fundërri se vaj.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚRGËT (i, e) mb. 1. Që ka ngjyrë të përhimët të errët; i murrmë. Mëshqerra të murgëta. Arushë e murgët.2. I errët; i vrenjtur (koha, moti). Jashtë gjithçka ishte e murgët. Asgjë n…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚRGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Zog i vogël dimëror me sqep të zi, më i vogël se zboraku, i ngjashëm me trumcakun; murg.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUR/G,~GUI m. sh. ~GJ, ~GJIT dhe ~GË, ~GËT 1. fet. Anëtar i një urdhri fetar, që rri në një manastir e bën një jetë prej asketi. Murg katolik (budist). Urdhër murgjish. Jetonte si …
Shfaq përkufizimin e plotë →MUR/G,~GUII m. sh. ~GJ, ~GJIT zool. Murgëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →MURGÁC,~II m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri i gjorë, njeri pa njeri. Po rrinte si murgac.
Shfaq përkufizimin e plotë →MURGÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Murg.
Shfaq përkufizimin e plotë →MURGÁÇ,~E mb. Që bën jetë murgu, i vetmuar. Rri murgaçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MURGÁÇ,~III m. sh. ~A, ~AT zool. Zog pule me ngjyrë gri të errët ose të zezë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MURG/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Rritet a piqet vonë, vonon. Qepa murgon.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë