Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ndërtim i gjatë e i ngushtë me tulla, me gurë a me qerpiçë, të lidhur zakonisht me llaç, me baltë etj. ose thjesht prej betoni që ngrihet lart mbi themelet dhe që përbën pjesën anësore të një ndërtese ose shërben për të ndarë dhomat, për të rrethuar një oborr a një kopsht etj. Mur i trashë (i hollë, i fortë, i lartë, i ulët). Mur i thatë (ndërt.) mur i bërë vetëm me gurë, pa llaç, pa baltë, pa çimento etj. Mur ndarës mur ndërmjetës. Muri rrethues. Mur mbajtës (mbrojtës). Mur guri (tulle, qerpiçi). Muret e dhomës (e shtëpisë, e ndërtesës). Muri i oborrit (i kopshtit, i pusit). Trashësia (gjatësia, lartësia) e murit. Faqja e murit. Sahat muri sahat që varet në mur. Gazetë muri. Bëj (ngre, ndërtoj) mur. Lyej (ndreq) muret. Rrethoj me mur. Shemb muret. Përforcoj murin. Ra (bëri bark) muri. U prishën (plasën) muret. Hipi (u ngjit) mbi mur. Kapërceu murin. U ul rrëzë murit. U fsheh pas murit. Ra nga muri. Burri në shkallë, po shkalla në mur. (fj. u.) njeriu duhet përpiqet edhe me guxim, edhe me mençuri për të arritur diçka. Gur gur bëhet mur. (fj. u.) ca e nga ca mbarohet një punë e rëndësishme, pak e nga pak mund të arrish diçka të madhe. Një gur s’bën (s’çon) mur. (fj. u.) nuk mjafton një përpjekje e vogël për të arritur diçka të madhe, duhet më shumë se një njeri për të bërë një punë të madhe, me një lule s’vjen pranvera. Muri luan, burri s’luan. (fj. u.) ai që është burrë e mban fjalën. S’i bihet murit me kokë. (fj. u.) s’duhet t’ia hysh një veprimi krejt të paarsyeshëm, është e kotë të nisësh diçka të pamundshme. Fusha ka sy e muri (pylli, gardhi, mali) ka veshë. (fj. u.).
2. Ndërtim i lartë e i trashë mbrojtës rreth një qyteze, një kodre etj. Muret e kështjellës (e kalasë). Nën muret e Krujës.
3. Faqja anësore e një kanali, e një galerie etj. Mure anësore (gjatësore). Muret e kanalit (e galerisë).
4. Faqja anësore e zgavrës së një organi të trupit; cipa e hollë në pjesën e brendshme të një organi. Muret e enëve të gjakut (e barkushes). Muri i trakesë. Sëmundja ka prekur muret e organit.
5. fig. Varg i ngjeshur a radhë e shtrënguar njerëzish, sendesh etj., të vendosur shumë pranë njëri-tjetrit, që përbëjnë një mburojë ose një pengesë të fortë për dikë a për diçka. Mur i fortë (i ngjeshur). Mur njerëzish (makinash). Mur lojtarësh (sport.) rresht lojtarësh që zënë vend, në një largësi të caktuar, njëri me tjetrin, kur kundërshtari gjuan topin (në futboll).
6. fig. Diçka që pengon arritjen a plotësimin e një pune, pengesë e fortë për dikë a për diçka. Mur i pakapërcyeshëm. Muri i heshtjes. Shembi murin e së vjetrës. I ndante një mur. Vunë një mur midis tyre.
7. kompj. Pjesa qendrore në faqen e profilit të një përdoruesi ku shfaqen postimet dhe mesazhet në rrjetet sociale (përdoret kryesisht me folje të tipit postoj, shkruaj, komentoj etj.). Postova disa foto në murin tim. Postoj emrat në mur. Komentova në murin e shoqes.
♦ Ai mur atë baltë do përçm. shih ajo baltë për atë mur është përçm. Ajo *baltë për atë mur është përçm. I bie murit me kokë (me krye) (dikush) ia hyn një veprimi të paarsyeshëm ose një pune që dihet se është e pamundshme, ka një guxim të tepruar e të kotë; i bie malit me kokë (me krye). S’ka dalë jashtë mureve (dikush) s’ka dalë në jetë, nuk e njeh jetën e gjallë; nuk është i lidhur me njerëzit, nuk di punë të tjera përveç punëve të veta; është mbyllur brenda (katër) mureve. Fol o *gur, fol o mur! mosërf. I flet murit është kokëfortë dikush dhe nuk kthen përgjigje fare ose nuk bindet kur i flasim për diçka. Fol me murin! keq. kujt i thua!, është njeri shumë kokëfortë a shumë mendjemadh, nuk merr vesh a nuk ua vë veshin fare fjalëve të të tjerëve. E kapërceu murin (dikush). 1. E teproi për diçka, nuk u soll a nuk veproi me rregull e me masë; e kaloi (e kapërceu) kufirin. 2. Kapërceu një pengesë a një vështirësi; e hodhi (e kapërceu) hendekun. Kërkofsh muret me dorë! mallk. u verbofsh, të dalçin sytë! Mbaj murin me shpinë keq. pres kot, pres pa asnjë shpresë; nuk kam shpresë; m’u prenë shpresat. Është mbyllur brenda (katër) mureve (dikush) nuk është njeri i dalë, nuk e njeh jetën e gjallë; nuk është i lidhur me njerëzit e me jetën, di vetëm për punën e vet; s’ka dalë jashtë mureve. Sikur ka ndezur murin (dikush) iron. mbahet më të madh, krekoset e mburret shumë, me mendjemadhësi, me kapadaillëk; si gjeli majë plehut. I ngriti një mur (dikujt) i vuri përpara një pengesë të pakapërcyeshme për ta ndarë nga të tjerët ose për t’i ndalur diçka; i krijoi një vështirësi për ta penguar për diçka. Për ta ngjitur pas muri. 1. Shumë i dobët nga shëndeti; kockë e lëkurë. 2. Shumë i dobët dhe i fortë, si llapë që nuk përtypet dot (për mishin); për ta përplasur në mur (pas murit); për të rrahur murin. Për ta përplasur në mur (pas murit) shumë i dobët dhe i fortë, si llapë që nuk përtypet dot (për mishin); për ta ngjitur pas murit; për të rrahur murin. Për të rrahur murin mospërf. i fortë e i ashpër; pa asnjë vlerë, që nuk bën fare dhe është për ta flakur; shumë i dobët dhe i fortë, si llapë që nuk përtypet dot (kryesisht për mishin); për ta ngjitur pas murit; për ta përplasur në mur (pas murit). Shemb murin (muret) heq a rrëzoj me forcë çdo pengesë që më ka dalë përpara për të bërë diçka. E kam shkruar në mur (diçka) e mbaj shënim, e shënoj për të mos e harruar a për ta mbajtur parasysh; e ngulit në mendje; e vë në çetele. Shkul një *gur nga një mur. Shoh prapa murit e di se mund të bëhet diçka e ngjashme; e parashikoj dhe pres mundësinë për diçka; vras mendjen edhe për atë që mund të ndodhë nesër; i shoh gjasën (diçkaje). E vuri me *shpatulla pas murit (dikë).
MURÁD,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Qëllim; mendim. Por murad askush nuk po di.
Shfaq përkufizimin e plotë →MURÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Passer domesticus) Harabeli i shtëpisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MURÁL,~E mb. 1. Që është vepër arti e bërë direkt mbi mur (për vizatimet, pikturat, afresket, mbishkrimet, gdhendjet). Në faqet e ndërtesës kishte piktura të mëdha murale. Shkrime…
Shfaq përkufizimin e plotë →MURÁL,~I m. sh. ~E, ~ET Vepër arti e bërë direkt në mur (vizatim, pikturë, afresk, mbishkrim, gdhendje). Muralet ishin të fshira përgjysmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUR/G,~GUI m. sh. ~GJ, ~GJIT dhe ~GË, ~GËT 1. fet. Anëtar i një urdhri fetar, që rri në një manastir e bën një jetë prej asketi. Murg katolik (budist). Urdhër murgjish. Jetonte si …
Shfaq përkufizimin e plotë →MUR/G,~GUII m. sh. ~GJ, ~GJIT zool. Murgëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚRG/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. fet. Murgeshë. U bë murgë. Murgë bregu (fig.) grua e zgjuar, e gjallë dhe e zonja.2. bised. Vajzë a grua që ka mbetur e shkretë, e vetme, pa njeri; vaj…
Shfaq përkufizimin e plotë →MURR,~I m. Sëmundje që prek rrushin dhe ia rrallon mjaft kokrrat.
Shfaq përkufizimin e plotë →MURÚ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË Dorezë thike, shpate, brisku etj.✱Sin.: mëru, mbru.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Pinus leucodermis) Rrobull, pishë e egër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë