Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUNXÓS vep., ~A, ~UR kal., bised. 1. E shaj ose e mallkoj dikë a diçka, i jap munxët dikujt. Munxosnin qiellin.
2. E dëboj me mospërfillje a me përbuzje, i jap duart, i jap munxët. E fyen dhe e munxosën furrxhiun.
3. Nuk e përfill dikë a diçka; i kthej krahët; e kundërshtoj me mospërfillje. Të gjithë e munxosën.
✱Sin.: shaj, mallkoj, përzë, dëboj.
►MUNXÓS/ET vep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e MUNXÓS. Taverna sikur u zvogëlua, sikur të ishte munxosur skena e saj.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNXÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mallkimi me dy duart e shtrira përpara dhe pëllëmbët e hapura në drejtim të dikujt a diçkaje që duam ta dëbojmë. Bëma e munxosjes. Kronikat tregojnë për…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNXÓSUR (i, e) mb. Që është munxosur. Njeri i munxosur. Lumë i munxosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë