Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÚNDSHM/E,~JA (e) f. sh. ~E, ~ET (të) 1. Diçka që mund të bëhet apo që mund të realizohet, e mundura. Ka apeluar sanksionet e tanishme, por edhe ato të mundshmet. Studioj kushtet mbisunduese, por edhe ato të mundshmet të motit. Bëri të mundshmen dhe të pamundshmen bëri përpjekje të jashtëzakonshme, bëri gjithçka që mund të bëhej.
2. Maksimalja që mund të bëhet a që mund të arrihet. Mori 80 pikë nga 100 të mundshmet.
MÚNDSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ekziston si mundësi por nuk është plotësisht e sigurt; që mund të bëhet, të arrihet, të plotësohet a të zbatohet. Marrëveshje e mundshme. Zgjidhje e mundshme. Sulm i mundshëm. Armiqtë e mundshëm. Është plotësisht e mundshme. Gjej zgjidhjet e mundshme. Bëj përmirësimet e mundshme. E shoh këtë gjë plotësisht të mundshme.
2. Që mund të ndodhë ose që mund të jetë i vërtetë duke u mbështetur në faktet apo rrethanat e dhëna; që mund të ekzistojë në disa kushte e rrethana të caktuara. Tani është e mundshme që robotët të bëjnë shumë punë të njeriut.
3. Që kap maksimalen e asaj që mund të bëhet ose që mund arrihet; maksimal. Mori të gjitha pikët e mundshme. Kapërceu të gjithë kufijtë e mundshëm. Bëri gjithçka të mundshme. U përpoq me të gjitha mjetet (forcat) e mundshme.
4. Që është i lejueshëm, që mund të lejohet a të pranohet. A është e mundshme të vizitojmë muzeun tani?
5. Që kërkon mund, i mundimshëm. Punë e mundshme. Udhëtim i mundshëm.
✱Sin.: i bëshëm, i realizueshëm, i mundur, i arritshëm, i plotësueshëm, maksimal, i lejueshëm, i pranueshëm.
MUNDSHTÍM,~I m. Veprimi dhe gjendja kur mundshtoj dikë ose kur mundshtohem. Mundshtimi i tij ishte i madh.✱Sin.: mundim, lodhje, vuajtje, ngushtim, rëndim.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDSHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mundohem e vuaj shumë. Mundshtoheshin se ishin gjallë e se kishin lindur mes maleve prej guri.2. vetv. Ngushtohem, rëndohem, vihem në s…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E qortoj dikë me fjalë të ashpra aq shumë sa e ligështoj, e kritikoj rëndë, e vras me fjalë. E mundshtoi shumë shokun (të birin). Dikush më lavd…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDSHTÚAR (i, e) mb. Që është mundshtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDSHTÚES,~E mb. Që mundshton dikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚNDSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ekziston si mundësi por nuk është plotësisht e sigurt; që mund të bëhet, të arrihet, të plotësohet a të zbatohet. Marrëveshje e mundshme. Zgjidhje …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë