Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E vë dikë të bëjë një punë të rëndë, që kërkon përpjekje, durim etj.; e detyroj dikë të bëjë një punë të mundimshme; e lodh shumë. E mundoi me pesha të rënda. E mundoi puna (rruga, e përpjeta).
2. E bëj që të ndiejë shumë lodhje dhe vështirësi fizike, e rraskapit, e sfilit dikë. E mundoi sëmundja. E mundonin dhimbjet e shpeshta të kokës. Noti në detin me dallgë e mundoi shumë.
3. Më bën që të vuaj shumë, të heq mundime shpirtërore etj., më torturon mendërisht ose shpirtërisht; më shqetëson shumë; më bren; më vret shpirtin (përdoret zakonisht me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në kallëzore). Më mundonin dyshimet (hamendësimet, pasiguritë). E mundon kot veten me ato pyetje. E mundon faji (gabimi) që ka bërë. E mundon frika. Ç’ju mundon?
✱Sin.: lodh, sfilit, rraskapit, dërrmoj, djersit, djersij, shtërzoj, pocaqis, flluskos, fijoj, torturoj, shtrydh, bren, rrek, shqetëson.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë