Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUNDIMMÁDH,~E mb. 1. Që ka hequr e ka vuajtur shumë, që ka kaluar mundime të mëdha. Popull mundimmadh.
2. Që kërkon mundim për t’u arritur, që bëhet me mundim të madh, i lodhshëm. Punë mundimmadhe.
3. si em. m. e f. Njeri mundimmadh.
MUNDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Përpjekje e madhe trupore e mendore për të arritur diçka, për të kryer zakonisht një punë të rëndë, të lodhshme a të vështirë; lodhja që vjen nga kjo pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDIMKÓTË mb. Që i shkon mundi kot, mundimhumbur. Nuk donte të ishte mundimkotë. ✱Sin.: mundimhumbur, punëkotë, punëbosh, punëhumbur, punëthatë, mundvdjerrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDIMPLÓTË mb. Që të bën të heqësh a të vuash shumë, që kërkon shumë mundim; që është plot mundime. Jetë mundimplotë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDÍMSHM/E,~JA (e) f. sh. ~E, ~ET (të) Diçka e mundimshme. Më e mundimshmja është pagjumësia. Ankthi është nga më të mundimshmet.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDÍMSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që të lodh; që kërkon punë të madhe, përpjekje, durim etj.; që bëhet me mundim, që të mundon; i vështirë. Punë e mundimshme. Lëvizje (përpjekje) të …
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDÍMSHËM ndajf. Me mundim të madh, me shumë lodhje e dhembje, me vështirësi, me zor. I ngjitej shpatit mundimshëm. Shtëpi e sajuar mundimshëm. Mori frymë mundimshëm. Rrotullohej …
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDIMTÁR,~E mb. 1. Që bën punë ose jetë të mundimshme; i munduar, i vuajtur, mundqar. Njerëz mundimtarë. Fshatarkat mundimtare. Kallot në duart e tij tregonin që ishte mundimtar.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën punë ose jetë të mundimshme, ai që është mundimtar, mundqar. Gjendja e mundimtarëve të krahut. I ati ishte mundimtar.✱Sin.: i munduar, i vuajt…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën punë ose jetë të mundimshme, ajo është mundimtare, mundqare. Mundimtarja nga fshati kishte bërë punë të lodhshme gjithë jetën.✱Sin.: e mun…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUNDÍMTË (i, e) mb. I mundimshëm. Rrugë e mundimtë. Kohë të mundimta.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë