Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÚMI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Kufomë njeriu e balsamosur a e tharë në mënyrë të tillë që të mos prishet për një kohë të gjatë. Mumie e vjetër. Mumiet e faraonëve. Mumiet e Egjiptit. I thatë si mumie. Rri si mumie rri pa lëvizur; rri si i ngrirë, sikur s’është i gjallë.
2. fig. Njeri, të cilit i mungon gjallëria, që mezi lëviz a që rri si i ngrirë. Është mumie.
MUMIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Balsamosje dhe më pas tharje e një kufome. Ekzistonte riti i mumifikimit të faraonëve.2. Kufomë e balsamosur. Janë zbuluar mumifikime të shumta.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MUMIFIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e MUMIFIKÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUMIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E kthej në mumie duke e balsamosur dhe duke e lënë të thahet. Kishte punuar tërë natën për ta mumifikuar shpendin.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUMIFIKÚAR (i, e) mb. Që është mumifikuar. Trup i mumifikuar. Kokë dashi e mumifikuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë