Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MULTIMEDIÁL,~E mb. Që kombinon tekstin, imazhin, audiot, videot etj.; që përdor multimedien; i multimedies. Aplikacion multimedial.
MULTIMÉDI/E,~A f. Kombinimi i medieve që përdorin mjete të ndryshme komunikimi, si p.sh. i tekstit, i imazheve, i audiove dhe i videove.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULTIMILIARDÉR,~E mb. Që ka pasuri ose kapital me vlerë prej më shumë se dy miliardë euro, dollarë, paundë etj. Familje (kompani) multimiliardere.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULTIMILIARDÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka pasuri ose kapital me vlerë prej më shumë se dy miliardë euro, dollarë, paundë etj. Multimiliarderët e botës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULTIMILIARDÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka pasuri ose kapital me vlerë prej më shumë se dy miliardë euro, dollarë, paundë etj. Multimiliarderja që u varfërua brenda natës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULTIMILIONÉR,~E mb. Që ka pasuri ose kapital prej më shumë se dy milionë euro, dollarë, paundë etj.; që ka me miliona lekë. U bë sipërmarrës multimilioner për një kohë të shkurtër…
Shfaq përkufizimin e plotë →MULTIMILIONÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka pasuri ose kapital me vlerë prej më shumë se dy milionë euro, dollarë, paundë etj. Multimilionerët e rinj të vendit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULTIMILIONÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka pasuri ose kapital me vlerë prej më shumë se dy milionë euro, dollarë, paundë etj. Multimilionerja nëntëmbëdhjetëvjeçare.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë