Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MULLÁ,~I m. sh. ~, ~TË Mullah. U bë mulla.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÁ,~NI m. sh. ~J, ~JTË Mëllë. U sëmur se i doli mullani në fyt. M’u bë një mullan në zemër.✱Sin.: tumor, gungë, mëllë, breshkëz, bullungë, brengë, zemërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÁC,~E mb. 1. keq. Që ka vënë bark, barkmadh. Burrë mullac.2. I buhavitur a i fryrë në fytyrë; me trup të trashë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është bërë me mullë, barkmadh.2. Zog i vogël pa pupla.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÁC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është bërë me mullë, barkmadhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÁH,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Titull që i jepej atij që ndiqte mësimet në medrese ose një shërbyesi të thjeshtë në fenë myslimane.2. Mësues i fesë myslimane në medrese dhe mejtepe; …
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÁJÇ,~E mb. 1. I ënjtur në trup.2. si em. m. ~I Ai që është i ënjtur në trup.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Grumbull i madh bari, kashte etj., që është ngjeshur mirë dhe është vendosur në trajtë koni rreth një strumbullari për ta ruajtur për dimër si ushqim pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Luleshtrydhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚLLAS ndajf. Me të gjitha të mirat, me të ngrëna e me të pira, llonxhë. Ia kaluan mullas atë natë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÁT vep., ~A, ~UR kal. Mbath me dhe një bimë (për misrin, duhanin, drutë frutorë).
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mollë e egër; frutat e kësaj peme. A e do një mullezë? Do të shkoj të gjej mulleza në mal.2. Mollë e pashartuar që i bën frutat shumë të thartë dhe sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÍ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Makinë e thjeshtë për të bluar drithë, që përbëhet nga pajisje të ndryshme, si edhe nga dy gurë të mëdhenj, të sheshtë e të rrumbullakët, të vënë një…
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÍS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT I zoti i mullirit ose ai që punon në mulli për bluarjen e drithit; punëtor i përgatitur që punon në mulli dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij. Një mullis p…
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÍS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET E zonja e mullirit ose ajo që punonte në mulli për bluarjen e drithit. Mullisja e bukur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MULLÓS vep., ~I, ~UR bised., kal., vet. v. III Më fryn barkun të ngrënët a të pirët e tepërt (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën kallëzore). Uji i tepërt…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Stomak; plëndës; bark. Me mullë të madhe (të fryrë). Dhjami i mullës. E mbushi mullën. I çau mullën. I dhemb mulla. I ka rënë (i ka shkarë) mulla…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚLLË,~RI m. sh. ~RE, ~RET Kalbësirë (zakonisht për frutat e për pemët). Doli mullë shalqiri. U bë mullë u kalb.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚLLËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e katërt dhe e fundit e plëndësit të përtypësve. Mullëza e viçit (e lopës). Mullëza bagëtish. I heqin mullëzën kecit (qengjit).2. Tharm që nxirre…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚLLËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Tokë e ujshme.2. Kore e formuar mbi ujët e kënetave nga kashturinat.3. fig. Ngatërresë, problem, telash. Mos na hap mullëz tani.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë