Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUHABÉT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Bisedë, kuvendim; bisedë që bëhet për të kaluar kohën, për t’u zbavitur etj.; fjalë. Muhabet i ëmbël (i qetë). Muhabet i gjatë. Muhabet i vjetër bisedë, ngjarje, histori etj. e vjetër a e njohur prej kohësh. Muhabet burrash. Në muhabet e sipër. Vend muhabeti. I djegur për muhabet. Bëj muhabet me dikë. U ndez muhabeti. Është i muhabetit është i gojës, të mban me muhabet, di të bëjë muhabet, tërheqës. Erdhi (ra) muhabeti erdhi (ra) fjala. Përse (ku) është muhabeti? Kam një muhabet me të. Filluan muhabetin. E zgjati muhabetin. Mbylle këtë muhabet! mos fol më për këtë çështje!, mos e zgjat më! Na e prishi muhabetin. Kur zgjatet muhabeti, pakësohet bereqeti. (fj. u.) fjalët e shumta janë fukarallëk, fjalëshumë e punëpak. Fol me rend, fol me mend, atëherë dhe muhabeti vjen me mend. (fj. u.).
♦ Ta blen muhabetin (në sy) (dikush) shih t’i lexon (t’i këndon) letrat (kartat) në xhep (dikush). Më hahet muhabeti (me dikë) më pëlqen shoqëria e miqësia me dikë, ma ka ënda të rri e të flas me të, shkoj mirë me të. I jep muhabet (dikujt) e përfill duke nisur një bisedë me të, nuk e lë vetëm e pa i folur; i bëj hatrin; kund. i kthej kurrizin (shpinën). Kam muhabet (me dikë) e njoh aq sa mund t’i kërkoj diçka, kam pak miqësi me të. Muhabete pazari diçka për të cilën flitet poshtë e përpjetë, por nuk është e sigurt; thashetheme. E zgjat (e trash) muhabetin (me dikë). 1. Miqësohem më shumë me dikë, i afrohem e lidhem me të. 2. I acaroj fjalët me dikë, nis të grindem me të.
MUHABETQÁR,~E mb., bised. Që di të bëjë muhabet e të kuvendojë, i muhabetshëm, kuvendar, bisedar. Një mesoburrë muhabetqar. Nuk ishte fort muhabetqar. Dukej shumë muhabetqare.✱Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUHABETQÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është kuvendar, muhabetçi, bisedar. Muhabetqari më i mirë është libri.✱Sin.: kuvendar, bisedar, muhabetçi.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUHABETQÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është kuvendare, bisedare, muhabetçeshë. Ishte muhabetqare e madh.✱Sin.: kuvendare, bisedare, muhabetçeshë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUHABÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. Që di të bëjë biseda tërheqëse, që të mban me muhabet, kuvendar, bisedar. Njerëzit e saj janë të muhabetshëm dhe mikpritës.✱Sin.: kuvendar, bi…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUHABETÇÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është e gojës e dëgjohet me ëndje, që di të bëjë muhabet e të kuvendojë; kuvendare, bisedare. Është muhabetçeshë e madhe.✱Sin.: kuvendare, bi…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUHABETÇ/Í,~ÉSHË mb. Që është i gojës e dëgjohet me ëndje, që di të bëjë muhabet e të kuvendojë; kuvendar, bisedar. Ishte një njeri muhabetçi që të gjithë heshtnin për ta dëgjuar.✱…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUHABETÇÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që është i gojës e dëgjohet me ëndje, që di të bëjë muhabet e të kuvendojë; kuvendar, bisedar. Është muhabetçi i thekur.✱Sin.: kuvendar, bisedar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë