Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÚGËT ndajf. 1. Si mugëtirë, si gjysmerrësirë (në të ngrysur ose në të gdhirë); në kohën kur sapo ka filluar të erret ose të gdhihet. Është mugët me dritë jo të plotë, jo qartë, zbehtë; veshur si me mjegull, marrtas, turbull. Duket mugët. E shoh mugët.
2. fig. Në mënyrë të tillë që është vështirë të kuptohet, jo qartë, turbull. Flet mugët. Ishte dhënë mugët mendimi (ideja).
MÚGËT (i, e) mb. 1. Që është gjysmë i errët, që s’është i ndriçuar mirë, që s’ka dritë të plotë; i turbullt, i murrët, i vrenjtur. Ditë e mugët. Qiell i mugët. Rrugë të mugëta. Dritë e mugët. Shkëlqim i mugët.
2. fig. I ngrysur, i zymtë, i vrenjtur. Me fytyrë të mugët. Ishte (rrinte) i mugët.
3. fig. Që s’kuptohet mirë a lehtë, jo i qartë; që s’është i përcaktuar mirë, i turbullt, i mjegullt, i paqartë. Në fytyrë i dallohej një buzëqeshje e mugët. Kishte një lloj shprese të mugët. Mendime (pikëpamje) të mugëta. Përgjigje e mugët. Në gjendje të mugët shpirtërore.
✱Sin.: i turbullt, i murrët, i vrenjtur, i mjegullt, i paqartë.
MUGËTÍM,~I m. 1. Gjendja kur ka rënë muzgu, mugëtirë, gjysmerrësirë. Në dhomë ra një mugëtim i ëmbël.2. Gjendje a situatë kur ka paqartësi ose njohje jo të mirë të diçkaje. Në shpi…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUGËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Bie muzgu. Po mugëton.2. kal., vet. v. III Krijon një gjendje të paqartë a të turbullt, e bën gjysmë të dukshme. Retë mugëtonin hor…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚG/Ë,~AI f. 1. Mug, muzg. Anë e mbanë mjegull e mugë. Ra muga.2. Ndriçimi jo i plotë i një sipërfaqeje, gjysmëhije; kufiri ku drita përzihet me pjesët e errëta (në pikturë).
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚG/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Dhi që e ka qimen në gri të errët.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚG/ËLL,~LLA f. Mjegull. Është e dëmshme muglla për të lashtat.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚGËLL ndajf. Turbull, jo qartë, mugët. Duket mugëll. E shoh mugëll. Është mugëll (koha).
Shfaq përkufizimin e plotë →MUGËLLÍM,~I m. 1. Ardhja e gjysmerrësirës së mbrëmjes a largimi i errësirës së natës. Ai pa fytyra të skicuara dobët nga mugëllimi i mëngjesit.2. Gjysmerrësira e mbrëmjes ose e mën…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUGËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E shoh si nëpër mjegull, e shoh turbull, vetëm sa e dalloj pak. Ai sa e mugëllonte rrugën.2. jokal., vet. v. III Zë e ngryset ose zë e gdhin, sap…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUGËSÍ,~A f. Të qenët i mugët, mugëtirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUGËSÍR/Ë,~A f. Mugëtirë. U ngrit në mugësirë pa dalë drita.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë