Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MUGËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E shoh si nëpër mjegull, e shoh turbull, vetëm sa e dalloj pak. Ai sa e mugëllonte rrugën.
2. jokal., vet. v. III Zë e ngryset ose zë e gdhin, sapo nis të erret ose të zbardhë, bie gjysmerrësira e mbrëmjes a zë largohet errësira e natës, muget. Nisi të mugëllojë.
3. jokal. Nuk ndriçon plotësisht qartë, e ka dritën si të turbullt, mezi i duket drita; sa ka filluar të duket a të dallohet, mezi shquhet në gjysmerrësirë. Mugëlloi hëna. Mugëllojnë yjet. Po mugëllonin malet.
4. fig., jokal. Përvijohet diçka në mendje, më shfaqet një ide a imazh i turbullt në mendje. Edhe te të tjerët po mugëllonte e njëjta ide.
MÚG/ËLL,~LLA f. Mjegull. Është e dëmshme muglla për të lashtat.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÚGËLL ndajf. Turbull, jo qartë, mugët. Duket mugëll. E shoh mugëll. Është mugëll (koha).
Shfaq përkufizimin e plotë →MUGËLLÍM,~I m. 1. Ardhja e gjysmerrësirës së mbrëmjes a largimi i errësirës së natës. Ai pa fytyra të skicuara dobët nga mugëllimi i mëngjesit.2. Gjysmerrësira e mbrëmjes ose e mën…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MUGËLL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Nis të erret ose të zbardhë; mezi duket në gjysmerrësirë. Në të ngrysur pllaja mugëllohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →MUGËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E shoh si nëpër mjegull, e shoh turbull, vetëm sa e dalloj pak. Ai sa e mugëllonte rrugën.2. jokal., vet. v. III Zë e ngryset ose zë e gdhin, sap…
Shfaq përkufizimin e plotë →MUGËLLTÍR/Ë,~A f. Mugësirë. Mbi mugëlltirë shkrehu breshëri të shtënash.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë