Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÚFKË mb. 1. I papjekur, muf. Fik mufkë. Është mufkë. Mos i këput mufka.
2. I rrumbullakët dhe i fryrë, bufkë; i mbushur, i shëndoshë (për njerëzit e kafshët). Kish ca pata mufka.
3. fig. I papjekur nga mendja, muf. Është mufkë fare (nga trutë).
4. fig. Që nuk del me përfundime të mira, që nuk sjell dobi, i pafrytshëm. Doli mufkë edhe kjo punë.
MUFK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Sapo fillon të piqet (për fiqtë). Janë mufkuar fiqtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë