Fjalori
MUAJ

MÚAJ,~I m. sh. ~, ~T 1. Njëra ngadymbëdhjetë pjesët e vitit, e cila shërben si njësi për matjen e kohës; kohë prej rreth tridhjetë ditësh me radhë. Muajin e ardhshëm (e shkuar). Muaji shkurt (maj, gusht, tetor...). Muaji i parë (i dytë...) i vitit. Muajt e gjatë muajtkanë 31 ditë. Muajin tjetër. Muajin vjen (që shkoi). Këtë muaj. Çdo muaj. Muajt e pranverës (e verës, e vjeshtës, e dimrit). Një muaj si sot pas tridhjetë ditësh duke filluar që sot. Një muaj ditë tridhjetë ditë. Muaj për muaj. Java e parë (e dytë, e tretë, e katërt) e muajit. Dy herëmuaj. Në fillim (në fund) të muajit. Në muajin e parë (e shtatë) të barrës. Në muajin e lindjes. Iku (u mbush) muaji. Pushoi një muaj. Kaloi një muaj e gjysmë. Kthehet (shkon) pas dy muajsh. S’e zuri muaji (s’u mbush muaji). S’i mbushi gjashtë muaj. Po bën muajin (dy muaj, tre muaj). Dita m’u duk muaj dita m’u duk tepër e gjatë.
2. Kohë prej tridhjetë ditësh (prej katër javësh) që i kushtohet dikujt a diçkaje ose gjatëcilës zhvillohet posaçërisht një veprimtari e caktuar (shoqërore, politike, artistike, sportive etj.). Muaji i librit (i shtypit). Muaji i letërsisë. Muaji i pyjeve (i luftës kundër gërryerjeve). Muaj sulmi muaj gjatëcilit punohet me goditjepërqendruar për të kryer një detyrë.
muajkuq mospërf. asnjëherë, kurrë; kur të qethen dhentë e kuqe; kur të shijë Hajdini urovë. Muaji i mjaltit libr. 1. Periudha menjëherë pas fejesës ose pas martesës së një çiftirinjsh. 2. iron. Lulëzimi, koha më e bukur, periudha e marrëdhënieve më të mira midis njerëzve, partive, shteteve etj.


Rezultate të ngjashme

MÚAJSH,~E fjalëform. Pjesë e dytë e fjalëve të përbëra, që përdoret për të formuar mbiemra dhe që i përgjigjet nga kuptimi mbiemrit ‘mujor’; p.sh. nëntëmuajsh, shtatëmuajshe etj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.