Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MRIZ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend i freskët e me hije ku kalojnë vapën bagëtia, mërzim; hije. Pushojnë mrizeve. Mërzejnë në mriz. Bëjnë mriz bagëtia mërzejnë. Rri mriz. (mospërf.) a) rri pa punë, e kalon kohën kot, mërzen; b) rri si i hutuar a si përgjumësh.
2. Koha e vapës më të madhe gjatë ditës, mesdita.
✱Sin.: mërzim, hije, qasë, hijesirë, hijerinë, mesditë.
MRIZÍM,~I m. 1. Pushimi i drekës për bagëtinë, mërzim. Kishte sjellë grigjën për mrizim.2. fig., iron. Periudhë gjatë së cilës rri pa punuar dhe e shkoj kohën kot. Mrizimi i punime…
Shfaq përkufizimin e plotë →MRIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. Mërzej. Mrizon bagëtia (grigja). Mrizon nën hijen e lisit! Mrizojnë lopët buzë lumit. Mrizon dhentë në bjeshkë.✱Sin.: mërzej, vapoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →MRIZÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mriz; hijesirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë