Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MREKULLÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë të mrekullueshme, shumë mirë. Qëndruan (luftuan) mrekullisht. Tregime të sajuara mrekullisht.
2. Shumë, tepër, jashtëzakonisht. Qytet mrekullisht i bukur. Shpenzime mrekullisht të vogla. Jeton mrekullisht mirë. Pardesyja i shkonte mrekullisht.
3. Për çudi, çuditërisht; si s’ta pret mendja, për mrekulli, në mënyrë të përsosur, mrekullueshëm. Shpëtoi mrekullisht. Atyre vështirësive ua dolën mrekullisht.
✱Sin.: shumë, tepër, jashtëzakonisht, çuditërisht, mrekullueshëm.
MREKULLÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Diçka e rrallë dhe e mahnitshme që nuk ndodh ose nuk shpjegohet dot me ligjet e njohura të shkencës a natyrës, diçka që kryhet nga një forcë e mbinatyr…
Shfaq përkufizimin e plotë →MREKULLÍ ndajf., bised. Shumë mirë, shumë bukur. Punon mrekulli. Shpëtoi mrekulli. E flet gjuhën mrekulli. Për mrekulli a) shumë mirë, shumë bukur; b) mrekullisht. Gjithçka shkoi p…
Shfaq përkufizimin e plotë →MREKULLIBË́RËS,~E mb. Që bën mrekulli, çudibërës. Pajisje mrekullibërëse. Kurë mrekullibërëse. Njoh efektet mrekullibërëse të frutave. Kërkonte një lëng mrekullibërës për dhimbjen …
Shfaq përkufizimin e plotë →MREKULLIBË́RËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën mrekulli. Ishte një mjek mrekullibërës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MREKULLÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I mrekullueshëm. Deti është i mrekullishëm. Muzeu është i stolisur me mozaikë të mrekullishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MREKULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Habitem fort nga diçka a nga dikush, mahnitem; më bën përshtypje aq të madhe diçka sa më duket si e pabesueshme, mbetem me gojë hapur.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MREKULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj të habitet fort, e mahnit; e shtang me diçka që duket si e pabesueshme, e lë me gojë hapur. Më mrekulloi me zërin (me pamjen) e saj (me ato q…
Shfaq përkufizimin e plotë →MREKULLTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën mrekulli, mrekullibërës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MREKULLTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën mrekulli, mrekullibërëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →MREKULLÚAR (i, e) mb. 1. I habitur fort nga diçka a nga dikush, i mahnitur nga diçka që i duket e jashtëzakonshme e i ka bërë përshtypje të madhe, që ka mbetur me gojë hapur nga ha…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë