Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MPRÉHUR (i, e) mb. 1. Që i është mprehur tehu. Thikë (sharrë) e mprehur. Gërshërë të mprehura.
2. Që është bërë me majë, që është holluar në njërin skaj ose në të dy skajet. Laps i mprehur.
3. I gatshëm e i prirë të mbajë një qëndrim të vendosur kundrejt dikujt a diçkaje; që është i nxitur a i ndërsyer kundër një tjetri, që është bërë gati të veprojë (kundër) dikujt a diçkaje. Ishte i mprehur. I mprehur për sherr (për grindje, për rrahje). I mprehur për luftë. I mprehur për t’u zënë.
4. Që i ka acaruar marrëdhëniet me dikë, që është zënë me dikë, i zemëruar. Iku i mprehur. U largua (u ndanë) të mprehur. Qëndrojmë me armë të mprehura jemi të gatshëm e të përgatitur për të përballuar çdo sulm, jemi syhapët e të gatshëm kundër çdo armiku. Rrinte (dëgjonte) me veshë të mprehur dëgjonte mirë e me kujdes që të mos i shpëtonte asgjë, rrinte i përqendruar e i vëmendshëm.
MPREH vep., ~A, ~UR kal. 1. Holloj tehun e thikës, sëpatës a të një mjeti tjetër që të presë më mirë. Mpreh thikën (gërshërët, briskun, shpatën, sharrën). E mpreh me limë (me grihë, me rrip, në gur). E mpreh mirë. Sëpatën po nuk e mprehe, nuk pret. (fj. u.).
2. E holloj, e ngushtoj shumë diçka në skaj, e bëj si thumb; e bëj me majë skajin e një lapsi etj. Mpreh lapsin. Mpreh shtizën (bizën, fëndyellin). E mprehu nga të dy anët.
3. fig. E bëj diçka më të fortë, më të theksuar, më të qartë etj., e ngre në një shkallë më të lartë, e forcoj shumë; i kushtoj vëmendje gjithnjë e më të madhe, i jap rëndësi të veçantë. Mpreh dëgjimin (shikimin). Mpreh vëmendjen (guximin). Mpreh vigjilencën. Mpreh kritikën.
4. E bëj më të nderë një gjendje a diçka tjetër, e keqësoj, e acaroj. I mprehu marrëdhëniet me dikë.
5. E nxit dikë për t’u zënë me një tjetër, e mbush, e ndërsej kundër tij, e bëj që të mbajë qëndrim armiqësor kundrejt dikujt, që të sillet keq me të etj. E kishin mprehur mirë. Kush të ka mprehur kështu?
♦ Mpreh *armët. I ka mprehur *brirët (dikush). Mpreh *dhëmbët (dikush). E mpreh kalemin (*lapsin). Mpreh *kunja (kot) (dikush). E mpreh *lapsin (kalemin). Mpreh *sytë. E mprehu pallën (*shpatën) (dikush). Mprehu *veshët (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë