Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►MPÓSHT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Nënshtrohem para diçkaje, dorëzohem, jepem. S’mposhtet para kërcënimeve. S’mposhtemi kurrë.
2. vetv. Më priten forcat, më lënë fuqitë, dobësohem shumë; bie nga shëndeti; ligështohem shumë nga ana morale, vritem shpirtërisht, thyhem. U mposht moralisht.
3. pës. e MPOSHT. U mposht nga dhimbja.
✱Sin.: gjunjëzohem, nënshtrohem, mundem, përballohet, kapërcehet, shtypem, ligështohem, dobësohem, rrëzohem, thyhem, përulem, përkulem.
MPOSHT vep., ~A, ~UR kal. 1. E vë poshtë dikë, e vë nën vete (në mundje); e mund në një luftë, në një ndeshje, në një lojë etj.; shtyp a thyej një kryengritje etj.; e nënshtroj. Mposht kundërshtarin. Armiqtë s’e mposhtën dot qytetin. E mposhti kryengritjen (lëvizjen, kundërrevolucionin). Ai mund të mposhtë një luan.
2. Arrij ta shtyp një ndjenjë; përballoj e kapërcej një fatkeqësi; duroj e kapërcej një dhembje, një sëmundje etj., i bëj ballë, e mund. E mposhti dhembjen (hidhërimin, dëshpërimin, zemërimin, inatin, krenarinë). E mposhti gjumin (urinë, etjen, lodhjen). E mposhti sëmundjen. Mposhtën vështirësitë (pengesat, fatkeqësitë e natyrës, pasojat e tërmetit). Mposht paragjykimet. Mposht korrupsionin.
3. E bëj të pafuqishëm dikë, e dobësoj; e rrëzoj shumë nga shëndeti; e ligështoj shumë nga ana morale, e vras shpirtërisht, e thyej (përdoret zakonisht me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën kallëzore). S’e mposhti sëmundja (mosha, pleqëria). E mposhtën plagët që mori. Skuadrën tonë s’e mposht asgjë.
✱Sin.: gjunjëzoj, nënshtroj, mund, ngadhënjej, shtroj, përballoj, kapërcej, shtyp, gëlltit, ligështoj, dobësoj, rrëzoj, thyej, përul, përkul.
MPOSHT vep., ~A, ~UR kal. 1. E vë poshtë dikë, e vë nën vete (në mundje); e mund në një luftë, në një ndeshje, në një lojë etj.; shtyp a thyej një kryengritje etj.; e nënshtroj. Mp…
Shfaq përkufizimin e plotë →MPÓSHTJ/E,~A f. Veprimi dhe gjendja kur mposht dikë ose diçka ose kur mposhtem. Ishte gëzimi i mposhtjes së kundërshtarit. Dëshironte mposhtjen e vështirësive (e pengesave).✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →MPÓSHTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të mposhtet (dikush ose diçka). Çdo gjë i ngjante e mposhtshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →MPÓSHTUR (i, e) mb. Që është mposhtur (dikush ose diçka). Një njeri i mposhtur nga vera. Konkurrent i mposhtur. Qëndresë e mposhtur.✱Sin.: i gjunjëzuar, i nënshtruar, i mundur, i k…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë