Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MOTIV/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E shpjegoj dhe e arsyetoj diçka që e quaj të drejtë, të vërtetë, të pranueshme etj., jap shkaqet a paraqit arsyet e një veprimi, të një qëndrimi, të një vendimi etj. për ta përligjur atë; argumentoj. Si e motivon këtë përfundim? E motivoi drejt qëndrimin (tezën, hipotezën) e vet.
2. I jap dikujt një nxitje, shkak apo arsye për të bërë diçka. Motivoj fëmijët të luajnë me njëri-tjetrin në natyrë. Është e zonja për të motivuar njerëzit.
MOTIVÚES,~E mb. Që të motivon. Njeri motivues. Punë motivuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →MOTIVUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i motivueshëm; aftësia për të motivuar dikë a diçka; kund. pamotivueshmëri. Mungon motivueshmëria e termit. Synon motivueshmërinë e shprehjes së…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOTIVÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të motivohet; kund. i pamovitueshëm. Ka një stil të shkruari tërheqës dhe të motivueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë