Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MOSVLERËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pamundësi, paaftësi a refuzim për të përcaktuar rëndësinë, frytshmërinë a vlerën e dikujt a të diçkaje; kur nuk arrijmë të vlerësojmë dikë a diçka ose kur nuk vlerësohem; kund. vlerësim. Mosvlerësimi i duhur i situatës u shoqërua me pasoja të dëmshme. Stresi dhe mosvlerësimi rritin problemet shëndetësore.
2. Shprehje e mungesës së vlerësimit ndaj dikujt a diçkaje; mendim a gjykim që tregon se nuk kemi vlerësim për dikë a për diçka. Mosvlerësimet e tij për shkrimtaren e re.
MOSVLEFSHMËRÍ,~A f. Të qenët i pavlershëm; humbje e vlefshmërisë. Mosvlefshmëria e dokumenteve. Mosvlefshmëria e urdhrit të ndalimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë