Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MOSVEPRÍM,~I m. 1. Mungesë veprimi, qëndrim pa vepruar. Karakterizohej nga mosveprimi. Ra në mosveprim. Qëndroi në mosveprim të plotë.
2. Mungesa e veprimit të diçkaje mbi diçka tjetër, gjendja kur diçka nuk vepron a nuk ndikon mbi diçka tjetër. Mosveprimi i menjëhershëm. Mosveprimi i barnave në organizëm. Mosveprimi i rrezeve të diellit.
3. Mungesa e fuqisë vepruese, pamundësia për t’u zbatuar (për një ligj etj.). Mosveprimi i një ligji.
4. ushtr. Mungesë veprimi e forcave ushtarake, mungesa e veprimeve luftarake, pamundësia e lëvizjes me trupa dhe me armë. Mosveprimi i këmbësorisë (i artilerisë, i tankeve, i aviacionit).
MOSVEPRÚES,~E mb. Që nuk vepron, që rri i plogësht ose në pritje, pasiv; që shpreh mosveprim; kund. veprues. Qëndrimi mosveprues ka penguar institucionin. Ai nuk ishte thjesht një …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë