Fjalori
MOSPRANIM

MOSPRANÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Moskryerje e një veprimi që na kërkohet ta bëjmë ose që pritet ta bëjmë, mospëlqim, kundërshtim, refuzim; kund. pranim. Mospranimi i gjirit nga fëmija. Mospranimi për ta ftuar të panjohurin në shtëpi. Mospranimi i përdorimitarmëve. Mospranimi i saj për të dhënë intervista. Frika nga ndryshimet sjell mospranimpërvojavereja.
2. Kthim mbrapsht, kundërshtim për ta marrëdorëzim diçka; kund. pranim. Mospranim i marrjesdorëzimsobësprishur. Mospranim i mallit me defektmagazinë.
3. E drejta për të mos pranuar një kërkesë, një ofertë a një propozim që na bëhet, mosmarrje parasysh, hedhje poshtë e diçkaje, kundërshtim, refuzim; kund. pranim. Mospranimi i punësofruar (i detyrës, i përgjegjësisë). Mospranimi i rolitdrejtuesitkompani. Mospranimi i kërkesavekompanisë për zgjatjen e oraritpunës.
4. Hedhje poshtë a kundërshtim i një pikëpamjeje a ndjenje, mosmarrjekonsideratë, kur nuk pranojmë ta besojmë diçka, mohim, refuzim; kund. pranim. Mospranimi i gabimeve nuk të bën profesionist. Mospranimi i pikëpamjevetjetrit. Mospranimi i pikëpamjeve politike (kundërshtuese, të ndryshme, të çuditshme). Mospranimi i një ideologjie. Mospranim i një mendimi (i një faji, i një kritike, i një akuze). Mospranimi i dështimit në dashuri. Mospranimi i zhgënjimit (i humbjes).
5. Kundërshtimi për ta pranuar dikë në një marrëdhënie a si anëtar në një organizatë, si pjesëmarrës në një veprimtari etj., refuzim; kund. pranim. Mospranimi i nxënësitmësim për shkakardhjes me vonesë. Mospranimipunë i personavepaaftë. Mospranimi i dikujtshoqëri (në grup, në ekip, në klub).
6. mjek. Vjellje, kur e nxjerr jashtë trupit (një ushqim, ilaç a lëng); reagim i trupit me dhimbje pas ngrënies ose pirjes së diçkaje. Mospranimi i disa ushqimeve nga stomaku.
7. mjek. Refuzim i pranimit të një organi ose inditransplantuar nga trupi duke e luftuar me antitrupa, shkatërrim i organit a indittransplantuar me antitrupa; kund. pranim. Mjekët po përpiqenshmangin mospranimin e organittransplantuar nga trupi.
Sin.: kundërshtim, mospëlqim, refuzim, mohim, mospajtim, mosmiratim.


Rezultate të ngjashme

MOSPRAKTIKÍM,~I m. 1. Situatë në të cilën nuk zbatohet diçka për të cilën jemi përgatitur ose kemi marrë trajnim, mosvënie në praktikë e aftësive a shprehive të fituara; kund. prak…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOSPRANÍ,~A f. Mungesë e pranisë së dikujt a diçkaje, kur mungon dikush ose diçka në një aktivitet, situatë a gjendje kund. prani. Mosprania e futbollistit në stërvitje. Mosprania …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOSPRANÚES,~E mb. 1. Që nuk e pranon dikë ose diçka; kund. pranues. Përgjigja mospranuese e prindërve.2. si em. m. e f. Njeriu që nuk pranon dikë ose diçka; kund. pranues. Mospranu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.