Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MOSPËRQENDRÍM,~I m. 1. Mungesë përqendrimi e dikujt; pamundësi ose paaftësi për t’u përqendruar; kund. përqendrim. Mospërqendrimi i portierit solli golin e tretë.
2. Mosgrumbullim; kund. përqendrim. Bëri punë të mirë për mospërqendrimin e shpenzimeve në muajt e fundit.
MOSPËRBÁLLJ/E,~A f. Pamundësi, paaftësi ose kundërshtim për t’u përballur me dikë a me diçka; mungesë e përballjes me dikë a me diçka; kund. përballje. Mospërballje me realitetin. …
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRCAKTÍM,~I m. Situatë në të cilën nuk e përcaktoj masën, vlerën, nivelin etj. të diçkaje; të qenët i papërcaktuar, papërcaktim; kund. përcaktim. Mbetej problem mospërcaktimi i…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRDORÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Mungesë e përdorimit të diçkaje, mosvënie në përdorim; kund. përdorim. Mospërdorimi i dorës së djathtë (së majtë). Mospërdorimi i mjeteve (i veglave, …
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRFAQËSÍM,~I m. Mungesë përfaqësimi; të qenët i papërfaqësuar; kund. përfaqësim. Mospërfaqësimi i ndërmarrjes me jurist në gjykimin e çështjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRFÍLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mungesë përfilljeje për dikë a për diçka; nënvlerësimi i dikujt a i diçkaje; mungesë e vëmendjes, e kujdesit, e shqetësimit etj. për dikë a për d…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRFÍLLUR,~IT (të) as. Mospërfillje e dikujt a e diçkaje. Mund të biesh në gabimin e të mospërfillurit të tjetrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRFÍLLËS,~E mb. Që nuk e përfill dikë a diçka; që ka a që shpreh mospërfillje; që bëhet me mospërfillje; kund. përfillës; vlerësues. Njeri mospërfillës. Sjellje mospërfillëse. …
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRGJÍGJ/E,~JA f. Mungesë përgjigjeje; pamundësi, paaftësi ose mospranim për t’u përgjigjur; veprimi kur nuk përgjigjem; kund. përgjigje. E mbante mend mospërgjigjen e letrave. …
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRHÁPJ/E,~A f. Pamundësi, paaftësi ose mospranim për të përhapur diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk përhap ose kur nuk përhapem; kund. përhapje. U dha garanci për mospërhapjen …
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mungesë përkimi, mospasje e përkimit; veprimi dhe gjendja kur nuk përkoj me dikë a kur nuk përkon me diçka; kund. përkim. Një mospërkim midis figurës…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRKRÁHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mospasje ose mosdhënie e përkrahjes; pamundësi, paaftësi ose mospranim për të përkrahur dikë a diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk përkrah ose kur nu…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRKTHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mospasje përkthimi; pamundësi, paaftësi ose mospranim për të përkthyer diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk përkthej ose kur nuk përkthehet diçka; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRKÚLJ/E,~A f. Veprimi kur nuk përkul a kur nuk përkulem; mungesë përkuljeje; papërkulje; kund. përkulje. Heroi i qëndresës dhe i mospërkuljes përballë pushtetit tiran.
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRLÝERJ/E,~A f. Mungesë dëshire për t’u përlyer me një gjë të keqe; kur nuk përzihesh në një punë të keqe, në një krim etj.; kund. përlyerje. Mospërlyerja e tij me intriga.
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRMÉNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Pamundësi ose mospranim për të përmendur dikë a diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk e përmend dikë a diçka ose kur nuk përmendem; kund. përmendje.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRPARÍM,~I m. Mungesë përparimi, kur nuk përparon dikush a diçka; kund. përparim. Mospërparimi në gradë i një oficeri. U zhgënjye nga mospërparimi i dialogut midis tyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRPILÍM,~I m. Pamundësi, paaftësi ose mospranim për të përpiluar diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk përpiloj ose kur nuk përpilohet diçka; kund. përpilim. Mospërpilimi i listav…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRPUNÍM,~I m. Mungesë dëshire a pamundësi për të përpunuar diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk e përpunoj dikë a diçka ose kur nuk përpunohem; kund. përpunim. Mospërpunimi i ujë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRPÚTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mungesë përputhjeje ndërmjet dy gjërave etj. që bashkohen ose që vihen një mbi një; kund. përputhje.2. Gjendja kur nuk pajtohen ose nuk përputhen…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSPËRZÍERJ/E,~A f. 1. Mungesë e përzierjes së dikujt në një punë, në një aktivitet, në një shoqëri etj.; kund. përzierje. Mospërzierja në punët e të tjerëve. Mospërzierja me shokë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë