Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MOSNDËSHKÍM,~I m. Mungesë ndëshkimi, kur nuk e ndëshkon dikë a diçka apo kur nuk ndëshkohem; kund. ndëshkim. Mosndëshkimi i fajtorit. Mosndëshkimi i dhunës. U qortua për mosndëshkim të korrupsionit.
MOSNDËRHÝRJ/E,~A f., libr. Mungesë e ndërhyrjes në punët e të tjerëve ose për të rregulluar një çështje a për të ndihmuar dikë; mungesë e ndërhyrjes me forca ushtarake a me mënyra …
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSNDËRHÝRËS,~E mb. Që nuk ndërhyn në diçka; kund. ndërhyrës. Rrëfimtar mosndërhyrës. Karakter mosndërhyrës. Politike mosndërhyrëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →MOSNDËRTÍM,~I m. Situatë në të cilën nuk ndërtohet diçka; pamundësi ose kundërshtim për të ndërtuar diçka; kund. ndërtim. Mosndërtimi i shkollës së premtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë