Fjalori
MOSKUPTIM

MOSKUPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pamundësi ose paaftësi për të kuptuar diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk e kuptoj diçka; kund. kuptim. Moskuptim i duhur i çështjes. Moskuptimi i detyrave (i shkaqeve). Moskuptimi i mësimit (i shpjegimit, i tekstit).
2. Keqkuptim. Një moskuptim i vogël. Kishte një moskuptim. E sqaroi moskuptimin. Piktura e tij provokoi moskuptim. Po lindin shumë moskuptime. U shkak moskuptimesh.


Rezultate të ngjashme

MOSKUPTÚAR,~IT (të) as. Moskuptim; kund. të kuptuar. Të moskuptuarit se ku mbaron liria e njërit dhe ku fillon liria e tjetrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOSKUPTÚES,~E mb. 1. Që i mungon dëshira për të kuptuar dikë a diçka, që nuk do që ta kuptojë dikë apo diçka; kund. i kuptueshëm. Punonjësja u tregua moskuptuese. Nuk dua të jem mo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOSKUPTÚESHM/E,~JA (e) f. Ajo që nuk kuptoj, diçka e moskuptueshme, e pakuptueshmja; kund. e kuptueshmja. E moskuptueshmja është që nuk e kam kërkuar këtë gjë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOSKUPTUESHMËRÍ,~A f. Pamundësi ose paaftësi për të kuptuar dikë a diçka; mungesë kuptueshmërie; pakuptueshmëri; kund. kuptueshmëri. Kjo shkakton moskuptueshmëri të frazave në lig…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOSKUPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb Që nuk arrin ta kuptosh; që nuk mund të kuptohet; i pakuptueshëm; kund. i kuptueshëm. Teoritë e moskuptueshme të konspiracionit.Sin.: i pakuptueshëm…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.