Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MOSKOKËÇÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mungesë kujdesi, shqetësimi e kokëçarjeje për diçka, shkujdesje; të qenët moskokëçarës. Moskokëçarja e tij për punën ishte sfiduese. Aksidenti u shkaktua nga moskokëçarja. Sillej (fliste, u përgjigj) me moskokëçarje.
✱Sin.: mosinteresim, shkujdesje, mëveshti, mospërfillje, shpërfillje, apati.
MOSKOKËÇÁRËS,~E mb. Që nuk shqetësohet e që nuk e çan kokën për dikë a për diçka, që nuk bëhet merak, që nuk tregon fare kujdes për diçka a për dikë; që shpreh moskokëçarje; kund.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë