Fjalori
MOSDURIM

MOSDURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Mungesë durimi ndaj dikujt a diçkaje, të qenët i padurueshëm, padurim; kund. durim. Tregoj mosdurim ndaj dikujt. Bëri një shenjë mosdurimi. Shfaqi mosdurim për ta miratuar propozimin e saj. Disa persona krijonin skena të mosdurimit në kolektivin e tyre.
2. edhe sh. Mungesë tolerance ndaj diçkaje; kund. durim; numri i situatavedikush nuk e duron një gjë a nuk toleron dot diçka. Mosdurimi i padrejtësisë (i së keqes). Mosdurimi i dyfaqësisë. Mosdurimi i shtypjes. Shkalla e durimit a e mosdurimit të kritikës. Zhvilloj mosdurimin ndaj gënjeshtrës. Ka sëmundjevijnë me mosdurimin e dritës. U shtuan mosdurimet dhe urrejtjet.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.