Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MOSBÍNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mungesë bindjeje a sigurie për vërtetësinë, për drejtësinë a për plotësimin e diçkaje, mosbesim për diçka; shprehje e këtij mosbesimi; të qenët jo i bindur për diçka; kund. bindje. Fliste (shprehej) me mosbindje.
2. Mospranimi a kundërshtimi i urdhrave, i kërkesave, i këshillave etj. të dikujt, shkelja e tyre; kundërshtim që i bëhet dikujt; të qenët i pabindur; kund. bindje. Mosbindja ndaj autoriteteve. Mosbindja ndaj urdhrit.
✱Sin.: mosnënshtrim, mosdëgjim, mospranim, kundërshtim, mosbesim.
MOSBÍNDËS,~E mb. 1. Që nuk i bindet dikujt a diçkaje, i pabindur; kund. i bindur. Veprimet mosbindëse të disa prijësve. Sjellje mosbindëse ndaj dikujt.2. Që nuk ta mbush mendjen, q…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë