Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MORRÍT (MORRÍS) vep., ~A, ~UR 1. kal. Shoh dikë nëse ka morra në trup, në kokë, në rroba etj. për t’ia hequr e për t’ia zhdukur; i qëroj morrat, e pastroj nga morrat, e çmorrit. I morriti kokën. Morriti rrobat (këmishën). Morritnin shoku-shokun. Morriste fëmijët.
2. jokal. Merrem me punë të vogla, punoj nga pak e ngadalë; bubërroj. Seç morriste ashtu.
✱Sin.: çmorrit, bubërroj.
►MORRÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shoh nëse kam morra në trup, në kokë, në rroba etj. për t’i zhdukur; qëroj morrat, pastrohem nga morrat, çmorritem. Morritej në diell.2. pës…
Shfaq përkufizimin e plotë →MORRÍTJ/E,~A f. Pastrim i kokës a i rrobave nga morrat, çmorritje.
Shfaq përkufizimin e plotë →MORRÍTUR (i, e) mb. Që është pastruar nga morrat, që i janë qëruar morrat, i çmorritur. Kotec i morritur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë