Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MORFOLOGJÍK,~E mb. 1. spec. Që lidhet me trajtën e me ndërtimin e brendshëm të diçkaje, që ka të bëjë me morfologjinë e diçkaje; që i përket morfologjisë së diçkaje, i morfologjisë. Veçoritë morfologjike të shtresës tokësore (të lumenjve). Tiparet morfologjike të veshjeve popullore. Ndërtimi morfologjik i diçkaje. Karakteristikat morfologjike. Ndryshimet morfologjike. Analizat morfologjike të gjakut. Metodat morfologjike. Nga pikëpamja (nga ana) morfologjike.
2. gjuh. Që lidhet me sistemin e trajtave të fjalëve të një gjuhe, që ka të bëjë me morfologjinë e fjalëve; që i përket morfologjisë së një gjuhe. Sistemi morfologjik i gjuhës. Ushtrime morfologjike. Analizë morfologjike.
MORFOLOGJIKÍSHT ndajf. Në përputhje me parimet e morfologjisë, sipas morfologjisë. Qeliza morfologjikisht normale. Emrat në gjuhën shqipe ndryshojnë morfologjikisht në numër, gjini…
Shfaq përkufizimin e plotë →MORFOLOGJÍKO-SINTAKSÓR,~E mb. Që i përket edhe morfologjisë edhe sintaksës njëkohësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →MORFOLOGJÍ,~A f. 1. spec. Trajta e jashtme dhe ndërtimi i diçkaje, mënyra si lidhen ndërmjet tyre pjesët përbërëse të saj; shkenca që studion trajtën dhe ndërtimin e brendshëm të d…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë