Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MONTÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kompozim pikturash, fotosh ose dizajnësh, i bërë duke i organizuar në mënyrë artistike në mënyra të ndryshme; krijim artistik që bëhet duke montuar piktura, foto etj. Bëj një montazh me foto.
2. kinem. Montimi i një filmi, klipi ose videoje. Bëri montazhin e filmit. Në kinema montazhi i filmit luan rol të rëndësishëm. Njoh teorinë dhe praktikën e montazhit. Përdor efektet i ndriçimit në montazh.
3. Film, klip ose video e montuar. Redaktoi klipet së bashku në montazhe me ritëm të shpejtë.
MONTAZHIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka si profesion të bëjë montazhin e filmave, të klipeve a të videove. Punon si montazhier i filmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MONTAZHIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka si profesion të bëjë montazhin e filmave, të klipeve a të videove. Montazhiere filmike e kategorisë së parë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë